December 23, 2024
Greek Foreign Minister Nikos Kotzias, left, shakes hands with Albanian Minister of Foreign Affairs Ditmir Bushati prior to their meeting in Tirana, Wednesday, July 15, 2015. (AP Photo/Hektor Pustina)

Pakt për detin, Kotzias: Ramë dakord për zgjerimin me 12 milje të ujërave greke

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaron se është arritur dakordësi me Shqipërinë përsa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare.

Nikos Kotizas: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive bëmë 13 orë negociata në fazën përfundimtare. Kishim filluar të diskutonim më përpara dhe më pas i pamë gjërat më hollësisht në Kretë në negociatat katërditore dhe në Korçë.

Gazetari: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Kemi rënë dakord.

Gazetari: …sepse ka bërë deklarata z. Bushati që bënte përgjegjëse për marrëveshjen qeverinë e kaluar. Pra kur thoni keni rënë dakord, do të zgjeroni kufirin detar në 12 milje?

Nikos Kotzias: Bëhet fjalë për zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare. Po do ta bëjmë, por këto janë zonat bregdetare kombëtare.

Gazetari: Dhe më pas do të shpallni Zonën Ekonomke Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Sa per ZEE mund ta shpallim, pasi pala tjetër ka pranuar që gjithsesi kemi të drejtë 12 milje dhe këtë e ka pranuar pala shqiptare.

Kotzias ka deklaruar edhe njëherë se nuk është diskutuar çështja çame.

“Nuk e diskutuam. Pala shqiptare e shtroi, pala greke tha nuk e diskutojmë dhe aty mbaruam”, deklaroi ai.

Kotzias ka thënë gjithashtu se në marrëveshjet e bëra është edhe ajo e korrigjimit në bazë të udhëzimeve të komisioneve dypalëshe të teksteve shkollore në Shqipëri, të cilat do të fillojnë të qarkullojnë nga shtatori i këtij viti.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të Kryeministrit shqiptar brenda pak muajve, Kotzias ka shtuar se kjo është pasojë e negaciatave që u bënë me qartësi dhe durim, ndërsa ka mohuar zërat për ndërhyrje nga faktorë të huaj.

Duke quajtur arritje të mëdha çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, rindërtimin e Kishës në Himare dhe dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas, Kotzias ka bërë me dije se vizita e Tsipras në Tiranë për t’u takuar me homologun e tij shqiptar do të bëhet pak ditë para Pashkës ortodokse./tch

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com