November 24, 2024

Anbeta Toromani tregon historinë e re të dashurisë!

Ajo krijoi famë në shtetin fqinj në Itali, ndërkohë sot ishte së bashku me të fejuarin e saj Alessandro Macario në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit Toromani zbuloi detaje nga shfaqja “Carmen” e baritonit Gëzim Myshketa si dhe tregoi historinë e dashurisë me balerinin italian.

“Anbeta në skenë është e mrekullueshme. Ne njihemi prej shumë kohësh, por hera e parë që kemi kërcyer bashkë ka qenë dy vite para se të lidheshim, pra janë rreth 11 vite.

Në skenë Anbeta është një artiste e mrekullueshme ndërsa në prova është shumë kërkuese, madje ndonjëherë bëjmë edhe fjalë por është normale. Duke qenë partnerë edhe në jetë, në profesion thonë që shkëlqejmë më shumë ”, tha Alessandro Macario.

Ndërkohë Anbeta shtoi se çifti ka shkëmbyer puthjen e parë në shtëpinë e balerinës në Romë.

“Ne kërcyem bashkë dy vite para se të lidheshim dhe nuk ndodhi asgjë, bëmë prova, kërcyem dhe gjithsecili shkoi në punën e vet. Pastaj jemi njohur avash avash, rastisi të kërcenim sërish në të njëjtën shfaqje por jo bashkë dhe aty filluam të njiheshim edhe më shumë. Ne kemi qenë në Romë kur kemi shkëmbyer puthjen e parë, kemi qenë në shtëpinë time, e kisha ftuar për darkë Alessandron”,tha Toromani./tvklan.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com