I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News me gazetaren Ilva Tare, Ngjela thotë se gjithçka është arritur në këtë proces është shkak i presionit të politikës amerikane dhe kështu do të vazhdojë.
Ngjela: Kandidaturat për KLP-KLGJ nuk kanë shumë rëndësi, sepse ka monitorim ndërkombëtar. Ajo që bie në sy është fakti se po e provojnë dita-ditës se të dy palët nuk e duan. Mazhoranca nuk ka sesi të dalë kundër asaj që ka votuar është dhe politika që i mban si mazhorancë. Kurse krahu tjetër nuk e pranon fare reformën, në një kohë që reforma është kusht për BE. Këta janë të papërgjegjshëm, politika, sidomos opozita. Fakti që kjo thotë më kap mua, le ta vuajë populli. Kjo është deviza e tyre.Kështu kanë thënë edhe ata të parët kur i kapi reforma. Nevojën e kanë njerëzit për të ndryshuar gjendjen ekonomike dhe gjithë statusin e shtetit shqiptar, këta tallen, luajnë me një çështje shumë serioze dhe të gjitha ua kanë marrë me presion. Është turp për këta që gjithçka ua marrin me presion, ua merr politika amerikane me presion.Kështu besoj se do të vazhdojë derisa ta marrin terësisht.
Ilva: A tregon që nuk kanë komunikuar institucionet?
Ngjela: Mesa shoh unë, me aq qofsha i gabuar. Me aq sa pashë unë, këtu ishte një hetim i zbehtë, nuk ishte një hetim shumë i thellë.
Ilva: Kështu nuk shihni asnjë problem me ekstradimin e tij në Itali?
Ngjela: E vura re si e priti prokura italiane mos arrestimin e ministres. Ata nuk e kanë domosdoshmëri në strukturë, atyre iu intereson aq sa kanë nxjerrë sepse ky është rrezikshmëria e tij, vjen në funksion të shtetit shqiptar, jo italian. Po të ishte kjo se kishte biseduar me ndonjë ministër italian ose me ndonjë autoritet italian në funksion të kësaj, do ishte tjetër gjë. Për këtë jam i sigurt se ky është profesioni. Pra, fakti që atyre nuk i interesoi fare, kuptohej që kjo është një cështje e jona penale, e Shqipërisë. Mirëpo Shqipëria ka një defekt. Ka organe të korruptuara, ka organe që nuk kanë vënë drejtësi. Këtu shpëton dhe i laguri dhe i thati, ose digjet dhe i njomi dhe i thati. Pra, fakti që ti je i pabesueshëm, unë nuk ta dorëzoj fajin në parlament. Por po të ishte BYRO-ja e hetimit, nuk e bën dot këtë ai.
Ilva: Nuk e bën dot se nuk do e linin partnerët?
Ngjela: Nuk do e linin jo. Nuk kishte se si justifikohej në mënyrë politike underground se ai mund të ketë thënë nuk mund ta lë në dorë të kundërshtartit sepse e di që prokurorinë e ka Saliu. Ai mund të ketë thënë në politikë si mund ta lë unë në dorë të atij kur këtu nuk ka drejtësi.
Ilva: Çfarë do të thotë prokurorinë e ka Saliu? E ka ende?
Ngjela: Këta të emëruarit e tij e kanë ende.
Ilva: E drejton Arta Marku aktualisht.
Ngjela: Arta Marku është shefja dhe nuk ishte në këtë kohë Prokurore e Përgjithshme. Ishte Prokuror i Përgjithshëm ai që u largua. Arta Markut i duhet të bëjë reformë njëherë, ajo e ka filluar. Reforma shikohet prioriteti i saj. Reforma janë ndryshimi i prokurorëve.
Ilva: Që ka filluar dhe janë bërë disa emërime të para.
Ngjela: Ka ndërruar ajo, shumicën e ka ndërruar. Ajo nuk ka më kompetencë ti ndërhyjë prokurorëve që ka emëruar. Ata janë prokurorë të përgjithshëm të qarkut të tyre. Atëherë duhet të shikojmë ata jo Markun. Marku e ka hedhur zarin e vet.