Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati të martën ka deklaruar se pala greke ka rënë dakord për të njohur protokollin e Firencës të vitit 1925, ku fuqitë e mëdha janë dakordësuar për të njohur kufijtë aktual midis dy vendeve.
Bushati theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’, se legalizimi që pala shqiptare i ka bërë protokollit të Firencës ka referenca të qarta përsa i përket delimitimit, gjë e cila nuk është marrë fare parasysh në marrëveshjen e 2009-ës
“Greqia angazhohet të njohë protokollin e Firences, duke njohur kufirin tokësor shqiptar“, deklaroi Bushati.