Reforma në drejtësi nuk është një reformë rregullatore, e cila largon burokracinë, por është një proçes që kërkon angazhim aktorësh dhe faktorësh. Kështu u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në studion e abcnews.
Nishani tha se reforma në drejtësi nuk mund të kthehet apo përdoret në një gjueti shtrigash, ku sot një mazhorancë e përdor kundër pjesës tjetër dhe nesër një tjetër mazhorancë e përdor ndaj tjetrës.
Ish-Presidenti tha se kjo mazhorancë nuk mund të japë asnjë garanci për një reform në drejtësi, duke theksuar se kurrë nuk e mendoja që do të arrinim që në institucionet e reja të drejtësisë të propozoheshin kryetarë të Partisë Komuniste apo njerëz me pseudonimin “Telefoni”.
“Nuk ka asnjë shpresë që kjo mazhorancë mund të realizojë reformën në drejtësi, duhet një rotacion politik, në mënyrë që në institucionet e drejtësisë të shkojnë njerëzit e duhur, të arsimuar në perëndim”, tha Nishani.
I pyetur për kapjen e peshqve të mëdhenj, sikundër është deklaruar nga Ambasadori amerikan Donald Lu, Nishani tha se kapja e peshqve mund të bëhet vetëm nga rrjeta e drejtësisë shqiptare, por që kjo të bëhet duhet të funksionojë.