Të gjithë ata që do të hyjnë në testin teorik për të marrë lejë drejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B2 do të duhet të përgatiten për pyetje të reja. Drjetoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ripunuar pyetjet që aplikojnë në testimin teorik të kandidatëve.
Gjithsesi deri në 28 shkurt testet do të zhvillohen sipas pyeytjeve të vjetra kurse nga data 1 mars 2018 do të nisë aplikimi i pyetjeve të reja. Testet e reja do të zbatohen sipas të njëjtin udhëzimi të miratuar nga ministria përgjegjëse për transportin në prill të vitit 2016.
Kandidati sipas udhëizmit ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë duke filluar nga data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë.
Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.
Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejës.
Të gjitha autoshkollat në rastet e ndryshimeve njoftohen 30 ditë para çka do të thotë se nga ana e DPSHTRR tashmë kjo është ezauruar si pikë. Në gjithë pyetjet teorike 50 për qind e tyre janë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër pohime të gabuara./