November 24, 2024

E akuzuan se bëri bamirësi për t’u dukur, Xhensila u përgjigjet: Prej jush nuk i bëjmë publike…

Këtë fundjavë, çifti i dashur i showbiz-it shqiptar Xhensila Myrtezaj e Besart Kallaku, në kuadër të nismës “Fundjavë Ndryshe” kanë vizituar një familje në nevojë në zonën e Kasharit.

Këngëtarja dhe aktori i humorit u kanë dërguar ndihma e dhurata anëtarëve të familjes me 3 fëmijë të vegjël. Ku kryefamiljari ishte diagnostikuar me kancer.

Në faqen e saj në rrjetet sociale, “Fundjavë Ndryshe” publikoi fotografi të vizitës së çiftit, por duket se jo të gjithë e kanë vlerësuar gjestin e tyre.

Kanë qenë të shumtë komentet në këto fotografi, ku ka persona që i urojnë për veprimin që bëjnë, por ka edhe nga ata që shprehen se Xhensila dhe Besi e bëjnë një gjë të tillë vetëm për t’u dukur.

Sigurisht këto komente e kanë irrituar së tepërmi këngëtaren, ku si pasojë ajo ka bërë një reagim në “Instagram”, duke u kthyer përgjigje atyre që e quajtën të shtirur.

“Nje falenderim doja per te gjithe grupin e @fundjavendryshe , te perkushtuar ne misionin e tyre. Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikllim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta. Do doja shum qe edhe ju te benit dicka. Sa do e vogel te jet”, shkruan Myrtezaj, e cila së bashku me Bes Kallakun njihen si një prej çifteve që bëjnë shumë bamirësi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com