November 23, 2024

Gati projekti, 2 mln euro investim për rehabilitimin e lumit Buna

Një investim me vlerë 2 milionë euro do të nisë tek shtrati i lumit Buna. Projekti parashikon sistemin e zonës për ta kthyer atë në një atraksion turistik.

Ministri i Turizmit  Blendi Klosi dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishin në Shkodër për të prezantuar programin.

Një projekt për të rigjallëruar Bunën do të zbatohet së shpejti. Parashikon rehabilitimin e shtratit të lumit. Investimi kap vlerën e 2 milionë eurove.

Projekti afatgjatë do të mbështetet më tej me zbatimin e planit të menaxhimit të zonës së mbrojtur. Për lançimin e programit shkuan në Shkodër edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit  Blendi Klosi dhe ministri i Jashtëm Ditmit Bushati.

Një rëndësi të madhe sipas Bushatit kanë edhe projektet e përbashkëta me Malin e Zi .

Ekspertë të Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit i njohën nga afër dy ministrat dhe me shumëllojshmërinë e florës dhe faunës, si një pasuri e madhe që mund të shfrytëzohet për zhvillimin ekonomik dhe turistik./abcnews.al/a.m.

Facebook Comments

MineralHygienics.com