Panos Kamennos, ka mbajtur dje mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin parlamentar, ku është diskutuar çështja e emrit të Maqedonisë.
Ai nuk beson se deri në samitin e radhës të NATO-s do të arrihet një marrëveshje e pranueshme dypalëshe Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.
Sipas tij, bisedimet do të zgjatin shumë, dhe se është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për shkak të, siç thotë “pozita irredentiste”.
Ai ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që fjala “Maqedonia” të mos përfshihet në propozimin e mundshëm për zgjidhjen e çëshjtes së emrit.