November 23, 2024

Greqia sheh kanabisin mjekësor si mjet shpëtimi per papunesine

Ekonomia greke është goditur nga kriza financiare, me papunësinë që shënon 20 për qind çdo vit që nga viti 2012. Ndërkohë, tani qeveria mendon se kultivimi i kanabisit mjekësor mund të jetë një ndihmë e madhe.

Një projekt për të kultivuar, përpunuar dhe eksportuar marijuanë mjekësore në Veroia, në veriun pjellor të vendit, tregon se Greqia e sheh kanabisin si një industri të mundshme rritjeje për vendin. Legjislacioni i ri mund ta bëjë planin realitet që në verën e ardhshme.

Kështu, përmes këtij projekti pritet që Veroia të krijojë më shumë se 2000 vende punën në dy apo tre vitet e ardhshme, tha Georgios Zafeiris, shefi ekzekutiv në Golden Greece, kompania përgjegjëse për koordinimin e grupit të projektit prej 10 investitorësh, ku përfshihet Kanadaja, Kazakistani, Polonia dhe Izraeli.

Raundi i parë investimeve parashikon një vlerë prej 400 milionë euro, duke u rritur në më shumë se 1.5 miliardë euro dhe 80 për qind e vendeve të punës për grekët mund të shkonin në fusha të tilla kultivimi, tregtimi dhe transporti.

Ndërsa planet fillestare do të fokusohen në nxjerrjen, përpunimin dhe paketimin e marijuanës mjekësore, investitorët gjithashtu po shqyrtojnë një treg eventual rekreativ të kanabisit në vend, me kusht që qeveria të zgjedhë më shumë legalizim në të ardhmen, tha Michael Blady, një nga investitorët e projektit.

Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Evangelos Apostolu u shpreh se “

“Ka interes të madh nga komuniteti i investitorëve për të shfrytëzuar mundësitë e kuadrit të ri ligjor për kanabisin mjekësor në Greqi.”

Ndërkohë, shtoi më tej se qeveria është e gatshme të ndihmojë çdo projekt investimi që mund të ndihmojë në nxitjen e ekonomisë.

Përveç papunësisë vazhdimisht të lartë, kriza ekonomike ka goditur gjithashtu pagat në Greqi. Pagat mesatare mujore që arrijnë vetëm 586 euro, janë ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Punëtorët kryesorë në industrinë ligjore të kanabisit mund të sjellin në shtëpi rreth 80 – 100 mijë dollarë në vit, tha Blady.

Përkrahësit e projektit Veroia thonë se efekti pozitiv mbi punësimin dhe pagat siguron një mbrojtje kundër ndryshimeve të mundshme në të ardhmen në qeveri.

“Edhe kur ndryshon fuqia dhe ndryshon peizazhi politik, është shumë e vështirë të rikthehet në diçka që popullsia e përgjithshme e sheh si përfitim”, thotë Blady.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com