November 23, 2024

Populli që jeton më shumë se 120 vjet

Ku qëndron sekreti i një jete kaq të gjatë dhe të shëndetshme?

Për të kuptuar përgjigjen e kësaj pyetje duhet të mësoni historitë e këtyre njerëzve të cilët nuk kanë ngurruar të flasin.

Në fakt, tregimet e tyre kanë qenë të ndryshme sa që nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare për ‘recetën’ e kësaj jete.

Për shembull E.M ka jetuar 116 vite, ndërsa përgjigja e saj për atë se ku qëndron sekreti i një jetë të tillë, ka qenë se kjo është rezultati i të qenit beqare.

“Unë nuk dua të dominohem nga askush’, ka thënë ajo.

Kështu që ajo u divorcua në moshën 38 vjeçe dhe që nga ajo ditë ka jetuar si beqare. Ajo mandej e ka fituar betejën kundër anemisë duke ngrëna nga dy vezë të papërgatitura gjatë gjithë jetës së saj.

Një histori tjetër ka qenë ajo e Mushatt- Jones i cili ka ngrënë çdo ditë përshutë derri të fërguar.

Pastaj mësova historinë e jetës së C.E, e cila kishte lindur dhe rritur në një fermë. Ajo ka treguar se së bashku me familjen hanë vetëm atë që e rrisin vet në fermë. Ajo është fizikisht ende aktive dhe punon çdo ditë së bashku me miqtë e saj.

Hunza ose Hunzas janë popullsi në një luginë malore në rajonin e Pakistanit.

Në një artikull për njerëzit e Hunzës thuhet se shkalla e leximin në Hunza është 95%, që do të thotë se çdo Hunza të paktën ka një diplomë të shkollës së mesme.

Hunza është vend i formuar nga 4 etni, ka dy fe të ndryshme. Stili i jetesës është shumë i thjeshtë dhe ata konsiderohen si njerëz shumë mikpritës dhe të ngrohtë.

Ata nuk hanë kurrë ushqim të përpunuar dhe shumë shpesh hanë kajsi. Ata gjithashtu punojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij.

Duke i bashkuar të gjitha tregimet dhe faktet e paraqitura, mund të vihet në përfundim zgjidhja e sekretit të kësaj lloj jete.

Facebook Comments

MineralHygienics.com