Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendos kurorë lulesh në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim nga MPB e Turqisë thuhet se Ekipet e sigurisë bregdetare të Turqisë nuk kanë lejuar që ministri grek të afrohet në Kardak.
Në deklaratë thuhet se delegacioni grek pas paralajmërimit të bërë është larguar nga ujërat territoriale turke pa shkaktuar ndonjë tension.