Ballina e revistës “Vanity Fair” në të cilën shihet Oprah Winfrey ka marrë vëmendje për shkak të dështimit në Photoshop pasi kjo revistë aksidentalisht i dha tre duar yllit televiziv.
Për 24 vjetorin e revistës, Oprah, 63-vjeçare, pozoi përkrah yjeve të Hollywoodit, siç është Robert De Niro, Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon.
Edhe pse fotografia është e bukur, dy gabime në Photoshop nuk janë vërejtur nga redaktorët para se kjo fotografi të publikohej, percjell Koha. Në një fotografi, Oprah njërën dorë e ka në bel, njërën në prehër dhe pastaj dora e tretë e saj e ka mbërthyer Reesen.