November 23, 2024

Kryemadhi: Në protestë me gjithë fëmijët, do të jetë më paqesorja dhe më madhështorja!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim të marrin pjesë në protestën e 27 janarit, e cila, siç e theksoi Kryemadhi, do të ishte paqesore.

E pyetur për mundësinë e akteve të dhunës, Kryemadhi kundërshtoi prerë: “Këto janë veçse të Edi Ramës; u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, medias, vajzave dhe grave, të vijnë atje për të protestuar për fyerjen e madhe që ju ka quajtur “Kazan”.

I ftoj shqiptarët të jenë prezentë me fëmijët sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të jetë ndonjë provokim i Edi Ramës. I bëj thirrje z. Xhafaj të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon se do të ketë probleme. Protesta e nesërme do të jetë nga më paqesorët dhe më madhështorët. Në të do të jenë të pranishëm edhe ndërkombëtarë  dhe biznesmënët që kanë ndërtuar biznesin e tyre në Shqipëri. Edhe Zoti e ka bekuar këtë protestë me këtë kohë ka të bukur”.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com