November 25, 2024

Ish-ministri ka 3 pyetje për Arta Markun: Na sqaro!

Pasi gjykata vendosi qe Nezar Seiti, i njohur si “financieri” i grupit Habilaj dhe i cilesuar si deshmitar kyc ne dosjen per “tahirin”, reagon ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani.

Manjani, teksa e etiketon kete si ekstradimin e sikletit, i drejtohet me tre pyetje kryeprokurores Arta Marku.

Reagimi i Manjanit

Ekstradimi i “sikletit”.
—————
Ende presim nje sqarim nga Prokuroria e Përgjithshme mbi lejimin e ekstradimit të N.S!

Lajmi që u përgap dje që Ministria e Drejtësisë e kishte bërë ekstradimin pa pyetur drejtësinë, nuk rezultoi i vërtetë.

Tani topi është në fushën e zonjës Arta Marku. Ajo duhet të na sqarojë:

1. Kishte apo jo çështje penale në ngarkim të N.S, në proces nga prokuroria shqipëtare?
2. A u arrestua ky person nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronar i drogës së kapur në Vlorë në shtatorin e vitit të shkuar?
3. Nëse po, pse e lejoi ekstradimin duke mos njoftuar Ministrinë e Drejtësisë?
——————-
Një sqarim ligjor për ata që nuk merren me këtë gjë: personi ndaj të cilit po heton prokuroria shqiptare, nuk mund të ekstradohet pa përfunduar hetimi dhe gjykimi. Ky është standart ligjor i yni dhe çdo shteti.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë kur vendos ekstradimin ose jo i referohet ekskluzivisht materialeve që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria është institucioni që zbaton vendimet penale dhe që ngre akuze e bën hetime për çdo shtetas.
—————-
Dyshimi se e vunë në krye të Prokurorisë për të mbyllur dosjet e medha, të paktën deri tani, është i provuar!

Përgjegjësia ligjore për largimin e N.S është direkt mbi Arta Markun!

Qeveria për momentin mbrohet nën petkun e saj! E bën atë përgjegjëse. Ndonëse shpejtësia me të cilën e vendosën dhe e ekstraduan, provon nevojën që vetë qeveria kishte për ta larguar atë “siklet”…

Presim zonjën Marku të sqarojë pozicionin e saj dhe të Prokurorisë.

Shpresoj të mos ketë vënë në dispozicion të “hallit” të qeverisë ndonjë numër bosh të lënë në protokoll…

Sidoqoftë Heshtja e bën me faj!

Facebook Comments

MineralHygienics.com