November 23, 2024

AKU mbyll dyqanin në Yzberisht

Një dyqan tregtimi mishi, prej 6 vitesh ushtronte aktivitet në Yzberisht, pa asnjë dokument ligjor dhe në kushte të frikshme në lidhje me sigurinë ushqimore.

Inspektorët e AKU zbuluan dyqanin që tregonte mish ilegalisht, pa NIPT, duke konfiskuar mjetet e punës, 3 frigoriferë, si dhe ndaj pronarit të tij tij u vendos një gjobë në vlerën e 300.000 lekëve. Po ashtu, u konfiskua dhe një sasi mishi qingji. Madje, ky subjekt, në mënyrë ilegale, therte kafshë në pjesën e pasme të dyqanit.

AKU bën me dije të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor, që aksionet janë të përditshme, në të gjithë sektorët, prodhim, tregtim, apo importim të produkteveë ushqimore, derisa standadet e sigurisë të arrijnë nivelet e duhura.

Ndërkohë, AKU iu bën thirrje konsumatorëve, të jenë të kujdesshem në blerjet e tyre, të mos konsumojnë mish apo produkte të tjera që nuk mbahen e tregtohen në kushte oprimale, që garantojnë sigurinën ushqimore.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com