Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur mbrëmë në “Opinion” për aktualitetin politik si dhe protestën e opozitës që është parashikuar për nesër.
Basha tregoi se ditët e fundit ka konsumuar një dreke më dy ambasadorë të rëndësishëm, por e emrat e tyre nuk ka preferuar t’i bëjë publike. Ai tha se gjatë bisedës me ambasadorët është diskutuar problemi i krimit dhe drogës në vend.
“Isha në drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm në vendin tonë. Në një përqasje pak më ndryshe i pyeta më thoni haptazi: A keni më pak a më shumë krim qëkur është Edi Rama kryeministër të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve tuaja? A keni më pak apo më shumë drogë, a keni më pak apo më shumë emigracion të paligjshëm? Jemi në një situatë ku shqiptarët brenda vendit përballen me një kaos të vërtëtë. Ju e patë 11 shpërthime me dhjetëra viktima sepse rendi dhe siguria kanë rënë, janë shpartalluar. Dhe s’mund të jetë ndryshe. Jemi në një situatë ku ekonomia është në gjendje falimenti po rrënohet ditë për ditë. Me shifrat zyrtare që janë të manipuluara dhe ne do japim prova javën e ardhshme për gjithë botën se si i manipulojnë shifrat Edi Rama që është vepër penale por me shifrat e tyre zyrtare kane falimentuar 50 biznese ditë për ditë vitin e kaluar. Dhe kjo vazhdon edhe këtë vit me një ritëm më të pershpejtuar. Ekonomia është në kolaps, shqiptarët janë ne depresion, të gjithë duan të largohen”– u shpreh Basha.