Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën projekligjin që i hap rrugën nisjes së negociatave për kontratën e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Lajmi eshte bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan:
“Qeveria miratoi projektligjin për nisjen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Së shpejti shpresoj dhe Kukësin”.
Pak ditë më parë, kreu i qeverisë njoftoi dorëzimin e kërkesës zyrtare nga një bashkim kompanish turke për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Oferta u bë nga konsorciumi i tre kompanive turke: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction.
Sipas propozimit, aeroporti do të ndërtohet në zonën e Akernisë në afërsi të qytetit të Vlorës. Vlera e investimit është 98 milion euro dhe e gjitha do të jepet nga operatori privat e jo nga buxheti i shtetit.
Më pas menaxhimin e aeroportit do ta ketë grupi investitor ndërsa qeveria do t’i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës Partneritet Publik – Privat. Pas heqjes së ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit, ai i Vlorës do të jetë i dyti aeroport ndërkombëtar në territorin tonë