Duke filluar nga data 1 prill 2018, hyn në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH prej 2,000,000 lekë.
Regjistrohet në këtë përgjegjësi tatimore çdo tatimpagues që shet mallra apo kryen shërbime, i cili për vitin kalendarik 2017, ka realizuar një qarkullim mbi shumën 2,000,000 leke ;ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi, gjatë vitit 2018.