November 23, 2024

Basha nga Kuvendi: Ejani në protestë të diktojmë fundin e kryeministrit narko-trafikant

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje shqiptarëve nga foltoja e Kuvendit të dalin e të protestojnë: nëse duan drejtësi, të ngrenë zërin për drejtësi; nëse duan punë, të kërkojnë punë sepse asnjë qeveri nuk i reziston popullit të bashkuar.

“E shikon si katandiset Kuvendi, – tha Basha, – kur mazhoranca zgjidhet me votat e krimit, me votat e Habilajve? Tempulli i demokracise që duhet të marrë vendimet më të rëndësishme.

Kur vjen në pushtet me votat e krimit nuk ke përgjegjësi për votat e qytetarëve dhe përgjegjësi e tyre është të shtyjnë orët me tallje ndërkohë që fryjnë xhepat.

Investitorët janë përzënë me dajak për t’u rrëmbyer investimet, pronat dhe janë zëvendësuar nga kriminelë si shullazët e deri tek Lul Berisha. Do doja të flisja për politika ekonomike por e vetmja politikë është ajo ajo e bandave të Edi Ramës, pasurimi i Edi Ramës dhe segmentit të tij ulur pas meje me aferën e inceneratorëve

Do të bëhet më keq. Shqipëria është në prag të falimentit ekonomik. Nëse nuk e ndalim sot rrënimin, vendi do të falimentojë. Shqipërinë e kërcënon kaosi sepse rendi e siguria janë në rrezik. Kriminelët janë të lirë rrugëve dhe po luftojnë në rrugët tona për të larë hesapet. Tritoli dhe vrasjet e fundit në Krujë Vlorë e Shkodër …Në këto rrugë pa krye nuk mund të na nxjerrë njeriu që na solli. Nëse nuk largohet Edi Rama do të vazhdojë të prodhojë fatkeqësi për vendin.

Nëse i duam të drejtat duhet të ngrihemi. Nëse duam drejtësi duhet të ngrihemi dhe luftojmë për drejtësi. Nëse duam punë, duhet të ngrihemi për një qeveri që punon për punësimin. Nëse do të heshtim e do të rrimë në shtëpi, do të vazhdojmë të jemi të tallur e të shëprfillur. Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar.

Nëse bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë, e keqja do të largohet.

Unë ju ftoj sot , bashkëqytetarë të mi, të gjithë pa përjashtim, të shtunën në orën 12 dhe deklaroni JO-në tuaj, refuzimin tuaj, distancimin tuaj, mospranimin e  së keqes, ejani pasnesër më 27 janar, bashkohuni me qindra mijëra qytetarë të tjerë , ngrijeni zërin tuaj për çdo hall që ju ka mbërthyer, për çdo padrejtësi. Ejani të diktojmë me bashkimin më të madh, fundin e qeverisë së paligjshme, fundin e kryeministrit narko-trafikant për t’i hapur rrugën një qeverie të ligjshme antimafie.

Klikoni linkun per me shume.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com