Shorti i hedhur sot në Lozanë për Ligën e Kombeve e ka vënë Shqipërinë në Grupin 1 të Ligës C përballë Izraelit dhe Skocinë. Ata janë në Grupin 1 të Ligës C, grup ky i cili ka vetëm tri skuadra.
Sa iu takon ligës ku ndodhen kuqezinjtë, katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit, që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Evropian, duke marrë pjesë në fazën “play off”.
Liga A Grupi 1: Gjermania, Franca, Holanda Grupi 2: Belgjika, Zvicra, Islanda Grupi 3: Portugalia, Italia, Polonia Grupi 4: Spanja, Anglia, Kroacia
Gituesit e grupeve në Ligën A do luajnë në fazat finale të “Nations League” (gjysmëfinale, vendi i tretë dhe finale) në qershor të 2019-ës. Një vend pritës do të përzgjidhet në dhjetor të 2018-ës mes ekipeve finaliste. Katër kombëtaret që do të zënë vendet e fundit në grupet e tyre do të bien në Ligën B për edicionin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.
Liga B Grupi 1: Sllovakia, Ukraina, Çekia Gropi 2: Rusia, Suedia, Turqia Gropi 3: Austria, Bosnia e Hercegovina, Irlanda e Veriut Grupi 4: Uellsi, Irlanda, Danimarka
Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të binin në të njëjtin grup. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën A, me katër ekipet e fundit që do të bien në Ligën C për edicionin e ardhshëm, që do të zhvillohet në vitin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.
Liga C Grupi 1: Skocia, Shqipëria, Izraeli Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia, Bullgaria, Qipro Grupi 4: Rumania, Serbia, Mali i Zi, Lituania
Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të kishte jo më shumë se dy nga këto skuadra: Norvegjia, Finlanda, Estonia apo Lituania. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.
Liga D Grupi 1: Gjeorgjia, Letonia, Kazakistani, Andora Grupi 2: Bellorusia, Luksemburgu, Moldavia, San Marino Grupi 3: Azerbaijan, Faroe Islands, Malta, Kosova Grupi 4: Maqedonia, Armenia, Lihtenshteini, Gjibraltari
Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të mund të ishin në të njëjtin grup. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, çdo grup mund të kishte vetëm një nga këto çifte në përbërje: Andorrë dhe Kazakistan, Ishujt Faroe dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Azerbajxhan. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës. Në vazhdim, pozicionimi i ekipeve në secilën prej vazove brenda ligave përkatëse është bërë në bazë të koeficientit të ekipeve.
Faza me grupe: Java 1: 6–8 shtator 2018 Java 2: 9–11 shtator 2018 Java 3: 11–13 tetor 2018 Java 4: 14–16 tetor 2018 Java 5: 15–17 nëntor 2018 Java 6: 18–20 nëntor 2018 Shorti i fazës finale: dhjetor 2018 Faza Finale: 5-9 qershor 2019 Shorti i “play off”-it i “EURO 2020”: 22 nëntor 2019 “Play off”-i i “EURO 2020”: 26–31 mars 2020