November 23, 2024

Studentët protestojnë para Kryeministrisë

Studentë të universiteteve publike kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë, për tarifat e larta të studimit.

Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve, heqje të barrës financiare për certifikimin e gjuhës së huaj, heqje të pagesës dyfish të krediteve për provimet e mbartura.

Po ashtu, te rinjte bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkuan që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com