November 23, 2024

Helmohen nga ushqimi 5 nxënës në Durrës

Durrës:

5 nxënësit e shkollës ‘Eftali Koçi’ janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Nxënësit e klasës së 5-të janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh.

Fëmijët dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptomat menjëherë sapo kishin konsumuar drekën.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Pasi kanë marrë mjekimin në urgjencën e Spitalit të Durrësit, nxënësit janë larguar për në spital pa probleme për shëndetin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com