December 23, 2024

Ja regjimi që ndjek këngëtarja

Këngëtarja është shquar gjithmonë për trupin e hollë, por me kalimin e viteve ajo ka formuar një fizik të tonifikuar dhe me muskuj.
Herë pas here Orinda publikon në llogarinë e saj në “Instagram” foto të ushqimeve që zgjedh të konsumojë përpara dhe pas palestrës. Ajo që bie në sy është kombinimi perfekt i vlerave ushqyese për të  cilat ka nevojë trupi, si dhe për të patur sa me shumë energji gjatë ditës.

Në dy fotografitë e mëposhtme shihen dy nga vaktet ditore të Orindës. Fotoja e parë tregon një kombinim midis yndyrnave të shëndetshme ( avokado), proteinave (veza) dhe fibrat ( buka). Vakti ideal për mëngjes dhe para palestrës.

Nëpërmjet këtyre fotove dashur pa dashur bukuroshja ka dhënë një shembull shumë të mirë për të gjitha vajzat, të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të konsumosh ushqime pa shije apo të qëndroni pa ngrënë fare.

Përveç ushqimit moderatorja ndan me ndjekësit e saj foto dhe video gjatë kohës kur ushtrohet në palestër. Prej kohësh ajo ndjek një program stërvitjeje të quajtur “Crossfit”, i cili kërkon mjaft impenjim, pasi punohen disa muskuj në të njëjtën kohë.
Vajza, midis fizikut e ushqyerjes së Kim Kardashian dhe Orinda Hutës, zgjidhni Orindën, do i bëni nder stomakut dhe mendjes tuaj.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com