November 25, 2024

Vlahutin e Lu edhe tani do heshtni?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për komisionet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vasili shkruan në një postim në “Facebook” se kryeministri Rama po asgjëson Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, ndërsa shton se ambasadorët e BE dhe SHBA në vendin tonë, deri më tani kanë heshtur për këtë proces.

REAGIMI I PLOTE

Kryeministri asgjëson ONM. Vllahutin dhe Lu edhe tani do të heshtni? ACT NOW.

Nv web-in e delegacionit europian në Tiranë sqarohet si më poshtë arsyeja e pranisë së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit:

Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.

Pra në përgjigjen e kësaj pyetjeje sqarohet për të gjithë shqiptarët se ONM-ja ku BE dhe SHBA janë pjesë e tij, është vendimtare për reformën.

Por kryeministri dhe kamikazët e tij të verbër e hodhën poshtë dhe e përbuzen ONM, sepse kantidatët që ONM skualifikoi ata i i nxorën të parët dhe do t’i çojnë në sallën e parlamentit.

ONM ishte garancia e vetme ku shqiptarët besuan pas premtimeve pafund të VLAHUTIN dhe LU. Një nga ata që besoi isha edhe unë dhe votova që reforma të shkonte për votim, ju kujtoj që ishte vota e 5-të pa të cilën reforma nuk shkonte në Kuvend.

ONM u flak tutje nga kryeministri dhe bashkë me të u flak edhe integriteti i reformës. Reforma humbi moralin.

Edhe tani do vazhdojnë të heshtin Vllahutin dhe Lu????
Ata në shumë raste kane treguar se dinë të reagojnë në cast. Ky është çasti për të shpëtuar reformën e sakatuar dhe ç’integruar.
Mjaft heshtët Vllahutin dhe Lu, Act Now.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com