Deputeti i PD-se, Tritan Shehu ka leshuar sot akuza te tjera ndaj kryeministrit Rama, duke e shigjetur per premtimin e harruar per shendetesine falas.
Me nje reagim ne faqen e tij ne FB, Shehu shkruan se Rama po ngaterron rolin e kryeministrit me ato te drejtorit te spitalit apo poliklinikes.
Postimi i Tritan Shehut
Z.RAMA KERKON TE NGATERROJE ROLIN E KRYEMINISTRIT ME ATO TE DREJTORIT TE SPITALIT, TE POLIKLINIKES ETJ!
Ne vazhdim Kryeministri kerkon te cfaqet ne media si drejtor spitali, poliklinike, drejtor personeli infermieresh etj, vecse jo si Kryeminister! Ne fakt edhe ne keto “pozicione” nuk “shkelqen” aspak! Sot ai publikon ne kete vazhde, nje udhezues per menyren e radhe-pritjes se pacienteve per te kryer vizitat mjekesore!
Qe kur ai ka filluar te merret me shendetesine ne kete mandat te dyte, mbasi nuk permend me “Shendetesine Falas”, vetem prononcime te ketij niveli ben.
Asnje fjale per politikat zhvilluese sektoriale, per kolonat financiare te sistemit, decentralizimin, “spitalin ndermarje”, sigurine medikamentoze, rambursimet etj. Qartesisht ai keshtu kerkon te krijoje nje konfuzion perceptimesh per pergjegjesite e Qeverise e te tij, ndaj realitetit te rende te sistemit shendetesor. KESAJ I THONE TA BESH SI STRUCI, Z.KRYEMINISTER!