Ndërkohë ku kanë kaluar vetëm dy ditë nga vrasja e Ariela Muratit, hetimet vazhdojnë për të zbardhur më shumë motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Burime konfidenciale për albeu.com bëjnë me dije se mes të rinjve kishte një lidhje prej 4 vitesh, por ata ishin të ndarë prej dy muajsh.
Mësohet se shkaku i mundshëm pse Aldosen Beluli ka kryer këtë krim të rëndë, është fakti se Ariela kishte nisur të shoqërohej me një djalë tjetër.
Ajo para 10 ditësh kishte ndërruar edhe numrin e celularit duke shkëputur kështu çdo marrëdhënie me të riun.
Ditën e dielë, 23-vjeçari i ka dalë asaj në rrugë dhe e ka qëlluar 3 herë.
Mësohet se para krimit të rëndë ajo i ishte lutur të mos e vrasë por Aldoseni i verbuar nga xhelozia ka qëlluar mbi të e më pas e ka shkrepur armën edhe mbi veten.
Ndërkohë që familja Murati ka hapur dyert e mortit, Aldosen Belulaj gjendej në gjendje kome në spital.