Lajmin e ka bërë të ditur Majk përmes një statusi në Instastory, ku thotë se koncerti do të anulohet për shkak të kushteve të këqija të motit.
“Më vjen shumë keq për anulimin e përformancës sime sonte në Vlorë. Për shkak të motit shumë të keq, borës së madhe dhe rrugëve të pakalueshme në Kosovë arritja ime ka qenë e pamundur. Ju kërkoj shumë falje shihemi së shpejti. Me respekt dhe dashuri, Majk”, ka shkruar këngëtari.