November 23, 2024

Kërkimet për ushtarët grekë, vendosen piketat në fushën e Dragotit

Diten e sotme në luginën e Sajmolës në Tepelenë ka nisur gërmimi për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.

Para ekipeve shqiptaro-greke që do të mbikëqyrin gërmimet, në terren ishte ambasadorja greke që i cilësoi zhvillimet pozitive. Eleni Surani tha se gërmimet sot do të përcaktojnë piketa mbi vendvarrime të mundshme.

6 ekspertë të palës greke, 6 të palës shqiptare do të kërkojnë për rreth 80 varre të të rënëve greke në këtë luginë buzë Vjosës. Ndërkohë edhe një grup prej 10 protestuesish ka mbërritur në Dragot me flamuj shqiptarë.

Protestuesit thanë se të gjitha qeveritë shqiptare janë tradhtare të interesave kombëtare. Territori i gërmimeve është duke u mbrojtur nga 15 efektive policie citon top channel

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com