November 22, 2024

Ardit Gjebra kokëulur: Më fal Ariela

Pas vrasjes së studentes së Drejtësisë Ariela Murati në Tiranë, mesazhe të shumta mbushën dje rrjetet sociale.

Ngjarja e tmerrshme, që përfundoi me ekzekutimin e 21-vjeçares vetem pse refuzoi autorin që e dashuronte dhe kërkonte të lidhej me të, ka prekur në masë opinionin publik.

Një prej tyre është edhe moderatori Ardit Gjebrea.

Ardit Gjerbrea, ka zgjedhur të postojë një foto të të ndjerës dhe një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës.Gjebrea shkruan vetëm dy fjalë: Sorry Ariela (Ndjesë Ariela)

Mesazhi i Gjebreas nënkupton dhe motivin e vrasjes dhe sjelljen e të riut i cili vrau një 21 vjeçare thjesht sepse ajo nuk e dashuronte atë.

Një sjellje që nuk shkon shumë larg pragut të mentalitetit maskilisht në vend, një mentaliteti që mund të përmblidhet në shprehjen se “nëse nuk të kam unë, nuk do të të ketë askush tjetër”

Facebook Comments

MineralHygienics.com