Vrasje e paralajmëruar, mund të quhet vrasja e 21-vjeçares ArjelaMurataj, studente në Fakultetin e Drejtësisë.
Ajo u qëllua me pistoletë nga 23-vjeçari Aldison Beluli, i cili prej kohës i kishte propozuar të resë të martohej me të por Arjela nuk pranonte.
Policia ka lëshuar fletën e arrestit për të riun edhe pse aktualisht Aldo Beluli po lufton me vdekjen.
Ai akuzohet për vrasje me dashje, por mbetet për tu parë nëse gjendja shëndetsore e 23-vjecarit do të përmirësohet pasi sipas paralamërimit të mjekëve ai është në gjendje të rëndë dhe akoma nuk është ndërhyrë nga ana e tyre për të hequr plumbin në kokë.