Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri do të zgjaten edhe tre muaj.
Vendimin e ka marrë sot, Gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi afati i parë tremujor sapo përfundoi.
Saimir Tahiri është i akuzuar si i implikuar në trafikun e drogës së Habilajve nga Shqipëria në Itali.
Vazhdimësia e hetimit i iu premtua sot prokurorit të çështjes, Besim Hajdarmatajt, edhe nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, e cila e priti në zyrën e saj.