Po përgatitet për ndonjë projekt muzikor ose Elhaida Dani e ka të vështirë të vendosë në qoftë se do të mbajë flokët e saj natyral apo do të bëhet bjonde.
Kjo është e vetmja gjë që të vjen ndërmend nisur nga imazhet që këngëtarja ka publikuar së fundmi.
Në foton e parë këngëtarja shfaqej totalisht bjonde.
Këngëtarja ka zbuluar dje të vërtetën e flokëve të saj, ajo nuk është bërë bjondedhe as nuk i ka shkurtuar flokët, por ka vendosur një paruke që të duket e tillë.
Këtë detaj e zbuloi pasditen e djeshme përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale. Në foto duket Elhaida me flokët e gjata të zeza.
Po ku shkoi modeli i ri i flokëve të Elhaidës?! Ti jenë rritur vallë kaq shpejt? Sigurisht që jo, pasi e gjithë kjo ishte një shaka e Elhaidës, e cila thjesht publikoi foto por nuk sqaroi se kishte vendosur paruke.