Një ngjarje e rëndë po zhvillohet në këto momente në Lundër ku një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe kërcënon se do të hidhet.
“Në Lunder, pranë një qendre tregtare shtetasi S.D., ka hipurnë shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcenën se do të vetedëmtohet, pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpine”
Informacioni paraprak
Me datë 18.01.2018, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër , se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten.
Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se:
Në Lunder, pranë një qendre tregtare shtetasi S.D., ka hipur në shtyllën e tensionittë lartë dhe kërcenën se do të vetedëmtohet, pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpine.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.