November 24, 2024

Ledion Linço e pranon hapur xhelozinë

Sara dhe Ledion janë një nga çiftet simpatike të showbizit shqiptarë, lidhja e tyre është një nga më të komentuarat, por gjithashtu mjaft hermetike nga ana e të dyve.

Kështu që ata tërheqin vëmendjen e publikut sa herë ka ndonjë detaj nga lidhja apo jeta e tyre familjare.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazine për të folur për nisjen e “The Voice Kids”, Ledioni u pyet edhe për jetën e tij private. Një ndër pyetjet ishte nëse ai bëhej xheloz për Sarën dhe përgjigja e Ledionit në fakt ishte e sinqert.

“Sigurisht që jam! E ke parë Sarën apo jo? Sara është alamet ylli, nëse nuk je xheloz për të duhet të jesh budalla”,-u përgjigj Liço. Çifti kanë së bashku një djalë 1-vjeçar, London Noor.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com