Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin kanë sjellë problematika dhe bllokim të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas.
Mësohet se nga shirat e shumtë masivë gurësh e dheu kanë rrëshkitur dhe kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Hotolisht duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve në njërin krah të rrugës.
Shërbimet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë.