Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtorët e rinj të ALUINZI-t dhe Hipotekave i “kërcënoi” këta të fundit duke thënë se “të gjithë drejtorët që nuk zgjidhin problemet e qytetarëve do të shkojnë përpara Drejtësisë”.
Kreu i qeverisë tha se të gjithë ata drejtorë të Hipotekave që janë larguar si pasojë e abuzimeve sot janë përpara Drejtësisë. Gjithashtu Rama u bëri të qartë të gjithë drejtorëve të rinj që të plotësojnë më përpikëri dhe të zgjidhin të gjitha çështjet që janë lënë prej vitesh pezull, në të kundërt do të shkojnë tek dera e Prokurorisë dhe të japin llogari.
“Nga ky moment çdo drejtor hipoteke do të mbaje përgjegjësi për çdo qytetar që ankohet dhe do të merren masa për të gjitha ata që nuk plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Do ndiqni për orë ankesat e qytetarëve dhe do ju jepni përgjigje në kohë reale. Është e parpanusheme që kërkesa të mbajtura për 3-4 vite, dhe kur ndërhyn Ministrja e Drejtësisë zgjidhen për 3- 4 ditë, që do të thotë se është mbajtur abuzivisht. Kjo ka bërë që qytetari ka kaluar një kosto të madhe, financiare dhe familjare. Për këta individë ka vetëm një metodë, çuarja përpara drejtësisë, të shkojnë tek dera e prokurorisë dhe të japin llogari pse nuk kanë zgjidhur çështjet. Ping -pongu me ALUINZI-n të marri fund”.