Dita e sotme do të jetë me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, bën me dije IGJEUM.
Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore.
Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
Temperaturat Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 16 °C në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C në vendet malore: 2 °C / 9 °C
Kur pritet përmirësimi i motit Meteoalb bën me dije se gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në qendër dhe kryesisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor. “Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin”, njofton Meteoalb.