November 24, 2024

Majk ndihet i bekuar me Roanin e vogël

Ish çifti i famshëm Majk e Majlinda që kur i ndanë rrugët plotësisht, lanë pas një histori që do i ndjek pas për gjithë jetën dhe kjo po i mban akoma në qendër të vëmendjes.

Majlinda si një nënë shumë e përkushtuar tregon çdo moment kujdesi e argëtimi me vogëlushin e saj Roanin, derisa Majk me gjasë vetëm nga larg e sheh fytyrën e bukur të të birit.

E këtë herë një imazh që Majk ka publikuar në Instastory ka bërë që të kuptohet se po e ndien mungesën e vogëlushit, meqë e njëjta pozë nga ana e tij erdhi pasi Majlinda i’a publikoi Roanit foton më të ëmbël.Mbase me këtë deshi të tregojë se sa shumë i ka ngjarë babait.

Facebook Comments

MineralHygienics.com