November 24, 2024

Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti pas 18 vitesh

Një prej historive më jetë gjata mes artistësh mund të ketë marrë fund.

Eneda Tarifadhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja, mund të mos i kenë punët mirë bashkë.

Burimet tregojnë se çifti nuk shikohen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet.

Prej vitesh bashkëpronarë të një club-i të njohur në Tiranë, ky është sezoni i parë që Eneda Tarifa nuk këndon në këtë lokal.

Të shtunën, Erjon Zaloshnja zhvilloi mbrëmjen hapëse të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u duk fare në lokal.

Tarifa duket ta ketë braktisur biznesin që menaxhonte bashkë me Zaloshnjen, pasi më 3 janar ishte duke kënduar në një prej club-eve konkurrente. Gjithmonë kanë qëndruar larg rrjeteve sociale, megjithatë, një prej postimeve të rralla që kanë bashkë është ai i 14 shkurtit 2015, kur Eneda postoi një foto të vjetër me Erjonin dhe e uroi kështu për Shën Valentin:

“Si nuk m’u mërzite gjithë jetën. Shën Valentini im përgjithmonë.” Tashmë që nga 19 janari, Eneda Tarifa do të jetë e angazhuar me “The Voice Kids”, ku do të jetë pjesë e jurisë dhe trajnere e konkurrentëve, krah Miriam Canit, Aleksandër Gjokës dhe Renis Gjokës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com