November 24, 2024

Modelja që nuk del në pension

Ikona franceze e viteve ‘80 Axelle Doue  nuk ka një faqe në Instagram, por është e kënaqur me faktin se njerëzit e mbajnë mend akoma dhe në Milano, sfiloi për Daks me një shpjegim shumë të thjeshtë: jam këtu për të treguar se këto veshje janë perfekte për gratë e çdo moshe, shpjegon ajo.

Axelle e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare thjesht për kuriozitet, por më pas do të kthehej shumë shpejt në një figurë të preferuar të firmave të mëdha si Chanel, Armani e Gianfranco Ferre, fustanet e të cilit i adhuron. Lindja e dy fëmijëve të saj e detyroi të merrte një pauzë. Kur më pyetën nëse doja të rikthehesha, iu përgjigja se kjo më gëzonte shumë sepse në të vërtetë, brenda vetes nuk kisha hequr dorë përfundimisht.

Në media është folur shumë për të; ka qenë një prej protagonistëve të projektit të Olivier Saillard «Modelet nuk flasin kurrë», një performancë që mblodhi 7 ish-“top modele”, ikonë të së shkuarës, për të treguar se nuk janë thjesht “ca manekinë”, të cilët mund t’i veshësh, por se kanë një personalitet dhe mënyrë të lëvizjes që mund të përcaktojë suksesin e stilitstëve të mëdhenj, falë pozave të tyre apo mënyrave të tjera për të propozuar risinë.

E pyetur se cila ka qenë sfilata më e bukur e jetës së saj, 60-vjeçarja thotë se ka bërë shumë, të gjithë të mrekullueshme dhe e ka të vështirë të zgjedhë një, por shton se ndoshta e tillë mund të jetë pasarela e saj e ardhshme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com