Një shpërthim ka ndodhur në një pallat në Itali, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e një 73-vjeçari.
Ngjitur me apartamentin e këtij të fundit ishte strehuar një familje emigrantësh shqiptarë e përbërë prej 5, të cilët kanë mbetur të plagosur.
73-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.