Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Vajza u dërgua nga prindërit në spital me simptomat e një forme agresive të gripit.
Mjekët e këtij spitali janë mbledhur për të analizuar mbi rastin e vogëlushes.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes dhe rrethanat mbeten të paqarta.