Përbërësit: 4 gota qumësht, 1 gotë sheqer pluhur, 1 gotë bollgur, 1 vanilje, 2 lugë të gjellës gjalpë, 1 shllag krem, 2 gota kokos.
Përmbi: badema.
Përgatitja: Në një tenxhere e derdhim qumështin, sheqerin, bollgurin e përziejmë në temperaturë mesatare.
Pastaj ia shtojmë gjalpin, vaniljën dhe e përziejmë glazurën, së fundmi ia shtojmë krem shllagun, kokosin dhe e përziejmë e gjithë glazurën.
Nëse bëhet glazura e butë atëher ia shtojmë edhe pak kokos, sipas dëshirës ia japni formën.
Llokumave ia vendosni nga 1 badem përmbi.
Ju bëftë mirë!