Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri janë një nga ciftet më të diskutuara ditët e fundit në media.
Pas vënies së unazave në një darkë familjare të organizuar me muzikë dhe kërcim cifti i sapo fejuar kanë udhëtuar drejt Romës ne Itali.
Në disa postime të bëra në rrjetet sociale Jon Gjebera ka hedhur foto ku ka bërë një dedikim shumë të ëmbël për të fejuarën.
“Të premtoj se do të jem gjithnjë pranë teje dhe se do të bëj çdo ditë të jetës tënde të bukur dhe të lumtur,”-përfundon Joni. Mesa duket Joni është shumë më romantik nga çfarë e dinim.