November 24, 2024

LSI letër Arta Markut: Na tregoni si kanë shkuar hetimet

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet një letre i ka bërë thirrje Prokurores Arta Marku që të hetojnë kryeministrin e vendit Edi Rama për veprimet antikushtetuese të zhvilluara në mitingun elektoral të Kuçovës, pasi ka nxjerrë policët në fushatë.

“Përcillen shqetësime për veprimet antiligjore dhe thirrjet antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë, për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të Partisë Socialiste”, shkruhet në letër.

LSI kërkon nga Prokuroria vënien në dijeni për ecurinë që ka pasur procesi.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com