November 23, 2024

Te ” prenontosh” online viziten te mjeku

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaron se shërbimi mjekësor ka ndryshuar për banorët e Tiranës, me qëllim që të shmangen burokracitë dhe vonesat prej procedurave formale me vula e radhë të gjata pritjeje te mjeku.

Sipas ministres, tashmë përmes aplikimit online pacientët mund të përcaktojnë vizitën e tyre online, ndërsa brenda 6 muajsh ky shërbim do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Për t’i lehtësuar jetën qytetarëve nga burokracitë në marrjen e shërbimit shëndetësor, ka nisur në Tiranë rezervimi online i vizitave te mjeku specialist. Tashmë qytetarët nuk do të sorollaten me letra në dorë e vula pa fund për të kryer një vizitë të specializuar. Brenda 6 muajve të parë të vitit e-referimi do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, sqaron ministrja.

Facebook Comments

MineralHygienics.com