November 23, 2024

Gështenjat e Tropojës dhe boronica kuksiane në top listë

Viti 2017 shënoi rritje të aplikimeve për regjistrim të markave shqipetare. Janë produkte që një pjesë e mirë eksportohen dhe kanë fituar emër në tregjet europiane dhe më gjerë. Gjatë gjjthë vitit të kaluar aplikuan për regjistrim të markës 1161 biznese. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Pronësisë Industriale, Elvin Lako, bëri të ditur në një aktivitet me rastin e përmbylljes së vitit 2017 se ka pasur rritje të interesit.

“I është dhënë rëndësi e veçantë aktiviteteve për ndërgjegjësimin e biznesit dhe publikut në tërësi. Është arritur të zhvillohen fushata takimesh me biznesin, duke ofruar asistencë dhe konsulencë për vlerësimin e PI si një kapital që mbrohet vetëm nëpërmjet regjistrimit dhe për ngritjen strategjive që çdo biznes duhet të ketë për ta kthyer PI në burim fitim.

Për sa më sipër stafi DPPI ka kryer mbi 100 takime, duke shkuar në ambientet e biznesit jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet promovues solli si rezultat rritjen e konsiderueshme të aplikimeve për regjistrim të markave duke arritur nje rekord të ri prej 1161 Markash”, tha Lako.

“Në 2017 vlen për t’u përmendur që kemi rritje të aplikimeve për tregues gjeografikë të produkteve shqipetare kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë si: Gështenja e Tropojës, Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës- Malësi e Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane” shprehet Lako

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com