Ditën e premte datë 3 prill, konform Aktit Normativ të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë 3 procedura pa tender, për blerje kite, pastrim mbetjesh mjekësore që dalin gjatë shërbimit ndaj pacientëve me “COVID” dhe instalim-rakordim pajisjesh mjekësore, për këtë shërbim.
Nuk e kemi fjalën, se përse këto tendera i kanë marrë 3 klientë të qeverisë, njeri aksionar banke e pronar mediash; njeri drejtues pushteti në “rilindje” e tjetri pjesë e “zinxhirit” të bizneseve të Vilma Nushit.
Nëse procedura është bërë pa garë, sepse kështu e përcakton ligji për emergjencat; skandal në këto 3 paketa financiare emergjence; janë 3 veprime të paligjshme, që qeveria ka bërë në procedurat dhe publikimin e tyre.
Por në “Fletore Zyrtare”, nuk janë publikuar kontratat me vlerat dhe kushtet e tyre; që ministrja Ogerta Manastirliu, i ka lidhur me 3 firmat e caktuara nga kryeministri Rama, të cilat janë: Firma “O.E.S DISTRIMED”; firma “ECO RICIKLIM” dhe firma “TBS-96”.
Per me shume lexoni te Pamfleti