Kryeminisrti Edi Rama e ka nisur diten me nje postim ne rrjetin e tij social facebook. Ky lajm ka te beje me punesimin dhe ekonomine e mire qe do te sjelle ne zonen e Miredites, pasi kjo zone ka tashme dhe fabriken e saj te Pasurimit te Bakrit ne Spac.
Postimi i plote:
MIRËMËNGJES 😃
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës👍